Nëpërmjet një komunikate, partia maqedonase opozitare reagojnë ndaj videos së Kovaçevskit duke thënë se nuk ka
asgjë të jashtëzakonshme në fjalimin e jashtëzakonshëm të Kovaçevskit dhe se nuk duhet të bëhet PR me tema
serioze.

Sipas tyre, kryeministri asgjë nuk tha në lidhje se çfarë do të ndërmerr qeveria në lidhje me krizat.

“Kovaçevskit duhet të sqarojë çfarë do të ndërmerr qeveria për rritjen e energjisë që në mënyrë të
drejtpërdrejtë godasin standardin e qytetarëve dhe ekonominë. Vetëm për një vjet e gjysmë, rryma u rrit për mbi
30%. Gjithashtu edhe derivatet e naftës janë rritur”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se inflacioni në fillim të vitit është 6.7%.

“Edhe këtu kryeministri nuk jep suksese. Prodhimi industrial është në rënie, ndërsa çmimet rritet më shpejt se
pagat. Për pak më shumë se 1 vjet, vaji u shtrenjtua për 40%, mielli për 38%, qumështi për 20%”, thonë nga OBRM-
PDUKM.