Georgina Rodrguez po komentohet shumë së fundmi për dokumentarin e saj të ri.
“Shumë e dinë emrin tim, pak e dinë se kush jam”, tha Georgina Rodriguez në promovimin e “Soy Georgina”.
Ajo rrëfeu se kishte kursyer para duke punuar si kameriere, ndërkohë që më pas udhëtoi për në Madrid, ku filloi si nëpunëse e ‘Gucci’-t dhe takoi Cristiano Ronaldon, për të krijuar historinë që do t’i ndryshonte jetën.
Në internet po qarkullon një fotografi nga koha kur ajo punonte në “Gucci”.
Mes tyre kishte një shkëndijë që herën e parë që u panë, ndërsa emocionet nisën në takimet e tjera.
“Dikur shisja për marka të famshme, tani i blej dhe i vesh nëpër tapete të kuq!”- është shprehur Georgina, e cila ndryshimin e jetës së saj që nga lidhja me futbollistin e ka rrëfyer në serialin e saj në Netflix, “Soy Georgina” (Jam Gerogina).
Ky serial u lançua në Netflix më 27 janar dhe që tani ka thyer rekorde shikueshmërie në mbarë botën.
Gjatë serive, Georgina tregon jetën e saj të përditshme, takimet e punës apo mënyrën si argëtohet me partnerin, shoqërinë e fëmijët.
27 vjeçarja, e cila është tashmë prej pesë vitesh partnerja e Ronaldo-s, ka treguar se është një mama e përkushtuar e cila qetësinë e saj e gjen vetëm në familje.
Comments are closed for this post.