Është shumë e vështirë të parashikohet se si do të reagojë lëkura ndaj këtij apo atij lloji të heqjes së qimeve. Nuk varet shumë nga mënyra e heqjes së qimeve, por nga karakteristikat individuale të personit si ndjeshmëria e lëkurës, cilësia e epilatorëve dhe shumë gjëra të tjera.
Nëse e gjeni veten me skuqje dhe puçrra në lëkurë, atëherë ju duhet patjetër një zgjidhje natyrale për t’u qetësuar. Mjafton të përdorni një lugë gjelle vaj ulliri, një lugë mjaltë dhe një aspirinë të shtypur. Këta përbërës përziejini me njeri tjetrin, deri sa të krijohet një masë homogjene. Zonën e acarur lyejeni me këtë masë dhe lëreni për afro gjysmë ore.
Në përfundim pastrojeni me peshqir të lagur me ujë të ngrohtë dhe do shihni se do jeni qetësuar plotësisht.
Comments are closed for this post.