Kostoja e blerjes së gazit natyror në janar të vitit 2022 në krahasim me janarin e vitit 2021 është rritur për nëntë milionë euro. Ne konsideruam se e gjithë kjo kosto nuk duhet të bjerë mbi supet e qytetarëve dhe kërkuam solidaritet për të ndihmuar konsumatorët nga Bashkia e Shkupit dhe komunat.
Kështu ka bërë të ditur sonte kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE), Marko Bislimovski në emisionin “24 Analizë” në TV24.
Sipas tij, të gjithë duhet të solidarizohen në këto kushte të një krize energjetike të paparë deri më tani për të reduktuar efektet e saj tek qytetarët.
Bislimovski theksoi se sasitë e gazit natyror për ngrohje janë siguruar, por problem janë financat e BEG për pagesën e gazit natyror.
“TETO blen gaz nga bursa në Austri dhe aty kanë një kontratë 10-vjeçare për furnizimin me gaz natyror. Sa i përket sasisë është e siguruar, por problematike është mënyra dhe periudha e pagesës”, tha Bislimovski.
Comments are closed for this post.