Kryeministri Zoran Zaev ka pritur në takim ministrin federal për punë të jashtme të Austrisë, Mihael Linhart.

Në takim, siç kumtojnë nga shërbimi për media i Qeverisë, “është theksuar mbështetja e fortë e Republikës së Austrisë për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe konkretisht për fillimin e negociatave të BE-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në dhjetor të këtij viti”.

Është shprehur edhe interesim i madh i Astrisë për investime të reja në vend.