Nuk është e papritur që dorheqja e Zoran Zaevit të bëhet banale si ajo e Venko Filipçes për spitalin e Tetovës, beson ish-ministri i Financave Xhevdet Hajredini.

Pas shpalljes së dorëheqjes, Zaev u zhduk nga opinioni dhe u shfaq pas 10 ditësh për të thënë se po e shtyn atë për një kohë të pacaktuar.

Nga ana tjetër, Venko Filipçe dha dorëheqje me vonesë për tragjedinë në spitalin e Tetovës nën presionin e opinionit dhe Zaev tha se do ta pranonte vetëm nëse hetimi tregon vullnetin e drejtpërdrejtë të ministrit.