Kandidati i LSDM-së për Komunën e Kumanovës, Oliver Ilievski, e ka pranuar humbjen në këtë komunë.
Ai tha se kundërkandidati i tij i pavarur, Maksim Dimitrievski, i ka fituar zgjedhjet lokale në Kumanovë, njofton.
Sipas të dhënave nga KSHZ, me 50.90 përqind të votave të numëruara në Kumanovë:
Oliver Ilievski i LSDM-së ka marrë 9.278.
Maksim Dimitrievski ka marrë 10.880.
Ndërsa siç tha Maksim Dimitrievski më herët, fitorja e tij është me mbi 5.000 vota dallim.
Ndryshe, mandatin e parë për Komunën e Kumanovës Maksim Dimitrievski e mori si kandidat i LSDM-së, por për shkak të përçarjeve ai u largua nga LSDM dhe garoi si kandidat i pavarur.
Comments are closed for this post.