Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet me një ritëm të mirë në të gjithë vendin. Që nga 17 tetori, 49.4% e popullsisë mbi moshën 18 vjeç ishte vaksinuar me një dozë të vetme të vaksinës Covid-19. Në personat mbi 40 vjeç, përfshirja me një doze të vetme është 57%, në personat midis 18-39 vjeç përfshirja me një dozë të vetme vaksine është 33%.
Sipas të dhënave të fundit të MSh, qytetarët më të vaksinuar janë në qytetet e Ohrit (65.1%), Kavadar (65.3%), Negotin (66.3%), Gjevgjeli (62.4%) dhe Resnjë (60.6)%).
“Midis 50-60% përfshirja e popullatës së vaksinuar me dozën e parë është në qytetet e Manastirit, Kërçovës, Velesit, Berovës, Pehçevës, Prilepit, Krushevës, Shkupit, Vallandovës, Shtipit, Probistipit.
Midis 40-50% përfshirja e qytetarëve të vaksinuar është në qytetet e Kërçovës, Shën Nikollës, Koçanit, Vinicës, Dellçevës, Kriva Pallankës, Strugës, Makedonski Brod dhe Tetovës.
Midis 30-40%, pra më së paku të vaksinuar janë aktualisht në Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish”, njoftojnë nga MSh.
Nga MSh thonë se ka vaksina të mjaftueshëm për këdo që dëshiron të vaksinohet.
Comments are closed for this post.