Në më pak se dhjetë ditë nga afati përfundimtar për regjistrimin elektronik për deklaratën vjetore të tatimit, më shumë se një e treta e qytetarëve nuk e kanë plotësuar obligimin e tyre ligjor. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se janë formuar ekipet mobile që i mbledhin deklaratat tatimore të qytetarëve nga kompanitë ku ata punojnë në mënyrë që të shmangin vonesat dhe pasojat e padëshiruara. Nga DAP-i u bën thirrje qytetarëve të mos presin për ditën e fundit kur ka shumë rrëmujë.
Çdo ditë regjistrohen nga dhjetë deri në dymbëdhjetë mijë tatimpagues dhe dinamika e regjistrimit është e kënaqshme në këtë periudhë. Ne presim që kjo dinamikë të rritet në periudhën e ardhshme, sepse përvoja e së kaluarës thotë se në ditët e fundit rritet numri i tatimpaguesve që përmbushin detyrimet e tyre ligjore “. – theksoi Muhedin Avdi – Udhëheqës i Sektorit të Tatimeve në DAP.
Comments are closed for this post.