Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite në pjesët perëndimore me shi të përkohshëm, përcjell Alsat. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriorë. Në fund të ditës, retë do të përhapen nga perëndimi, nga të cilat do të nis shi më intensiv gjatë natës. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë Celsius.
Drejtoria për Punë Hidro-Meteorologjike (DPPHM) njofton se pasdite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut. Gjatë natës, nga perëndimi, me rritjen e reve, do të përhapen reshjet, të cilat do të jenë prezent në pjesën më të madhe të vendit deri në mëngjes, ndërsa do të ketë intensitet më të shtuar në jug të vendit. Reshje më të mëdha do të ketë të enjten, kur për shkak të masës së ftohtë të ajrit, do të bjerë borë në male, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.
Comments are closed for this post.