Dje (11-tetor) në orën 15:40 minuta, policia e ka privuar nga liria 21-vjeçaren S.D. nga një fshat i Tetovës, e cila rreth orës 12:30 në shtëpinë e tyre familjare, e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj 57-vjeçare. Sipas denoncimit e njëjta gjatë sulmit kishte përdorur edhe mjet të fortë, ku ka dëmtuar edhe një pjesë të orendive shtëpiake.
S.D. është ndalua në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër saj do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Comments are closed for this post.