Gjatë ditës së djeshme, policia në bazë të një urdhri gjyqësor ka privuar nga liria 27 vjeçarin O.A. nga fshati Gërçec i Komunës së Sarajit. Personi në fjalë kërkohej me fletarrestim për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 vjet e gjysmë burg, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Ai u dërgua në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit.
Comments are closed for this post.