Deputeti aktual nga partia politike PDSH, Menduh Thaçi, ka marrë pjesë në një akt vandal në Tetovë mbrëmë vonë, thonë burime për Sloboden Peçat.
Sot në orën 01.50 h. në MVR-Tetovë u raportua se në rrugën “Ilindenska” nga disa persona që udhëtonin me automjete të zeza “Golf” dhe “Audi” të zezë me xham të errët,janë hequr posterat, dhe pranë karburantit të “Makpetrolit” gjithashtu është thyer nje tabelë në të cilën ishte paraqitur kandidati për kryetar të partisë politike Aleanca e Shqiptarëve.
Pasi u morën masat, automjetet u ndaluan në afërsi nga patrulla e policisë dhe gjatë identifikimit u konstatua se Menduh Thaçi (deputeti aktual nga partia politike PDSH) ishte në automjetin “Audi”. Pas konsultimit me Prokurorin Publik, personat u liruan menjëherë, dhe pas marrjes së masave të duhura, ngjarja do të procedohet sipas një procedure të rregullt.
Burimi: Sloboden Pecat
Comments are closed for this post.