Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 13.166, nga të cilët numri më i madh janë në 5.731 në Shkup. Pason Tetova me 1.192 raste aktive, në Kumanovë – 859, Gostivar – 726, Strugë – 618, Ohër – 554, Strumicë – 543, Kërçovë – 494, Prilep – 269, Manastir – 266.
Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, nga 5.362 testeve, u regjistruan 577 raste të reja me Covid-19, jetën e humbën 30 pacient, ndërsa 1.010 pacientë janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 182.450, numri i pacientëve të shëruar është 163,070, ndërsa numri i vdekjeve është 6.214.
Ministria e Shëndetësisë dje publikoi analizën e të vaksinuarve, nga rastet pozitive me Covid-19, në periudhën nga 6 gushti deri më 9 shtator. Të vaksinuar, siç tregohet, janë njerëzit që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.
Në periudhën nga 6 gusht deri më 9 shtator në territorin e vendit 26.053 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga testimi për Covid-19, nga të cilët 19 përqind ishin plotësisht të vaksinuar, pra 5.175 persona. Ekziston një numër i madh i qytetarëve të pavaksinuar që u infektuan me Covid-19. Sipas statistikave për pesë javët e fundit, 20.878 qytetarë, ose më shumë se 80 përqind e të infektuarve me Covid-19 nuk ishin vaksinuar.
Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë të vaksinuar është 84 përqind, ndërsa vetëm 16 përqind e të gjithë pacientëve të shtruar aktualisht janë plotësisht të vaksinuar. Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është në mënyrë drastike më e lartë, tregon analiza.
Comments are closed for this post.