Ministri i Shëndetësi, Venko Filipçe ka arritur në Tetovë pas shpërthimit të zjarrit në Qendrën Covid.

“Një incident i tmerrshëm ka ndodhur në Tetovë ku ka viktima në zjarrin që shpërtheu në qendrën Kovid.

Për momentin po përcaktohet numri i saktë i njerëzve që humbën jetën, të plagosurit dhe gjendja e tyre, theksoi Filipce, shkruan TetovaSot.

Ekipet e zjarrfiksave kanë vënë në kontroll zjarrin.