Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 574 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve në Shkup – 169, Tetovë – 105, Gostivar – 87, Strumicë – 36, Kumanovë – 35, Kërçovë – 27, Kavadar – 14, Manastir dhe Koçan nga 13, Shtip – 11, Prilep, Veles dhe Radovish nga 10, Sveti Nikollë – 8, Gjevgjeli – 4, Kriva Pallankë dhe Vinicë nga 3, Negotinë, Resnjë, Probishtip, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica nga 2, Ohër, Dellçevë, Krushevë, Demir Hisar, Demir Kapi dhe Kratovë nga 1 secila.

Deri më tani, gjithsej 1.175.766 teste për coronavirus janë bërë në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 178.879, prej tyre të shëruar janë 157.868, të vdekur 6.013, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.998.