Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë valës së katërt të coronavirusi, nga korriku dhe deri në fund të muajit gusht, analizat epidemiologjike tregojnë se vdekshmëria më e madhe te pacientët me coronavirus ka pasur te qytetet ku ka pasur përqindje të vogël të popullatës së vaksinuar.
“Në qytetet si Gjevgjelia, Kavadari, Resnja dhe Berova, ku përfshirja e vaksinimit është 54-61%, numri i të vdekurve është më i vogël, përkatësisht kanë nga 1 të vdekur. Vala Tetovën e kapi me 19% të vaksinuar në korrik dhe aty kishte trysni më të madhe në spitale, numër më të madh të të hospitalizuarve dhe më së shumti vdekje, 106 deri në fund të muajit gusht”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata shtojnë se në Tetovë është rritur interesi për vaksinim dhe tani është 37%.
“E ngjashme është gjendja edhe në Gostivar ku kishte numër të vogël të popullsisë së vaksinuar, ndërsa të vaksinuar në këtë qytetet deri në fund të gushtit është nën 30%, ndërsa numri i të vdekurve 73”, theksojnë nga MSH.
Sipas tyre, është koha koha që t’i heqim konfuzionet në lidhje me vaksinat dhe të shihen faktet dhe dëshmitë reale që tregojnë se sa të rëndësishme dhe efikase janë vaksinat.
“Qëllimi është ta mposhtim virusit, ndërsa këtë mund ta bëjmë vetëm me imunizim masovik të popullatës. Vetëm në këtë mënyrë mund të jetojmë sërish lirë dhe pa kufizime”, thuhet në fund të njoftimit.
Comments are closed for this post.