OBRM-PDUKM akuzon ministren Mila Carovska se po shkatron arsimin në Maqedoni me masat e këqija që po ndërmerr.

“Nuk ka tekste shkollore për të gjithë, dhe aty ku ndahen dhe grisen, Carovska sakrifikon një brez tjetër fëmijësh.

Në vend që të sigurojë materiale dhe libra për mësim, Carovska dje u tha prindërve se ata duhet të japin nga 8.000 denarë për vegla dhe materiale mësimore për fëmijët e tyre.

Shumë nxënës nga i gjithë vendi morën libra shkollorë të grisur dhe ngjitur, nga të cilët faqe të tëra mungojnë. Mediat dje ishin plot dëshmi nga prindërit për librat e grisur.

Shumica e fëmijëve nuk kanë tablet, dhe shumë as nuk kanë mjete për t’i blerë ato. Carovska dështoi plotësisht.

Nuk ka dezinfektues në shkolla, nxënësit i sjellin të tyret nga shtëpia.

Në disa komuna viti shkollor as që filloi”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.