Gjykata Themelore në Ferizaj ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e diel në Ferizaj ku mbeti e vdekur 18-vjeçarja Marigona Osmani, shkruan KosovaPress.

Gjykata thotë se ka dyshime të bazuara se në banesën e Dardan Krivaqës në Ferizaj, ky i fundit, me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, saktësisht për xhelozi, e privoi nga jeta 18-vjeçaren për shkak se dyshonte se e ndjera Marigona e kishte tradhtuar me djalin e dajës së tij.

Për këtë arsye i pandehuri Dardan Krivaqa, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunë psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e diel në Ferizaj ku mbeti e vdekur 18-vjeçarja Marigona Osmani.