Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka reaguar ndaj fjalimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për 2 Gushtin – Ditën e Kryengritjes së Ilindenit.
Mickoski e vlerëson si “provokim të vrazhdë”.
“Ky është provokim i vrazhdë i ministrit të Qeverisë së Maqedonisë ndaj popullit maqedonas dhe mosrespektim i historisë, traditës dhe viktimave të shtetit maqedonas të pavarur dhe autonome. Pres kërkimfalje menjëherë dhe qartë të bëhet dallimi nga ‘historia e përbashkët’ nga gjeografikja në kuptimin politik të fjalës. Në të kundërtën, qysh në zgjedhjet lokale populli maqedonas në Tetovë, Gostivar, Çair, Strugë, Dibër, Tearcë,… zëshëm do të negociojë për këtë provokim të vrazhdë të Bujar Osmanit”, shkroi Mickoski, transmeton TV21.
Ndërkaq Osmani deklaroi:
“Ilindeni është ditë e rëndësishme edhe për fqinjët tanë në Republikën e Bullgarisë. Për fat të keq, në të kaluarën, e jo rrallë edhe sot, kjo më së shpeshti ka qenë shkak për përçarje dhe mosmarrëveshje, në vend që të jetë pikë e cila do të na bashkojë dhe afrojë. Në kontestin e sotëm bashkëkohor, obligimi ynë është që Ilindenin ta bëjmë pikërisht pikën e cila do të na lidhë, festë e cila do të na bashkojë; ngjarje historike përmes shënimit të së cilës do të tregojmë respekt dhe njohje të ndërsjellë”.
Comments are closed for this post.