Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e Ilindenit, Ditës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një video-incizimi dërgoi mesazhe urimi për të gjithë qytetarët.
Në vijim është urimi i plotë i presidentit Pendarovski.
“Liria e fituar, duhet të ruhet përmes punës së përkushtuar të çdo brezi të ri. Këtë vit ne festojmë 30 vjet pavarësi, vite në të cilat patëm ulje -ngritje, tre dekada suksesi, por edhe tundime të shumta të jashtme dhe të brendshme që shkaktuan kriza dhe ndarje të thella. Në këto kohë pasigurie për ne, por edhe për të gjithë botën, do të na duhet të kapërcejmë përsëri ndarjet e brendshme dhe të bashkohemi rreth idealeve origjinale të Ilindenit dhe KAÇKM -it. Të rikthehet besimi i qytetarëve në vend duke forcuar institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit. T’u mundësojmë të rinjve këtu të ndërtojnë botën e tyre dhe të respektojnë të ndryshmit nga ne, si parakusht për një shoqëri me qytetarë të barabartë”.
“Liria lind si ide, fitohet përmes luftës dhe mbahet përmes përpjekjeve të çdo brezi, të secilit prej nesh”, thotë Pendarovski në urimin e tij.
Comments are closed for this post.