Miliarderja Paris Hilton ka mohuar publikisht lajmin që pushtoi tabloidet dhe që thoshte se Hilton është shtatzanë.
Pasi bëri me shaka duke thënë është në pritje të trinjakëve, tha se nuk është shtatzënë dhe se diçka e tillë do të ndodhë pas dasmës me Reum. Trashëgimtarja sqaroi se ka marrë mijëra mesazhe urimi për një shtatzani që nuk ekziston.
“Jam zgjuar me mijëra mesazhe rreth lajmit të fëmijës sot në mëngjes. Do të doja që ju ta dëgjonit direkt nga unë. Më kanë ardhur rreth 3000 mesazhe, iPhone-i im po çmendet. Të gjithë janë duke më uruar dhe më thonë sa të lumtur janë për mua. Kam folur me njerëz që s’më kishin marrë për vite të tëra në telefon.”-dëgjohet të thotë ajo në Podcast-in e saj.
Hilton dhe partneri i saj, Carter Reum u fejuan pak muaj më parë, teksa festonin ditëlindjet në një ishull privat.
“Fustani im i nusërisë ka filluar të stilohet që tani dhe unë dua të dukem mrekulli brenda tij, kështu që po më duhet të pres dhe ca kohë për atë pjesë.”
Megjithatë, Hilton e bëri të qartë se ardhja e një bebushi është një plan i afërt dhe tha se mezi po pret të ketë fëmijë në 2022-in.
Comments are closed for this post.