1.Trupi në formë drejtkëndëshi: Edhe pse femrat që kanë këtë formë trupore, karakterizuar nga ije të ngushta dhe linja të kraharorit dhe gjoksit të padefinuara, rrezikojnë më pak të shtojnë peshë, duhet të tregojnë kujdes me regjimin ushqimor. Shtoni në shportën tuaj të konsumit ushqime që përmbajnë acide yndyrore Omega-3 si p.sh bajame, arra, kikirikë, vaj ulliri, avokado, salmon etj, gjithmonë në sasi të moderuar.
2.Trupi në formë molle: Vajzat dhe gratë që kanë trup në formë molle janë më të predispozuara për të akumuluar peshë në zonën e barkut. Por kjo gjë nuk duhet t’ju shqetësojë, pasi dhjami i depozituar në këtë pjesë të trupit digjet më shpejt sesa dhjami në kofshë dhe vithe. Shtoni në shportën tuaj të konsumit të përditshëm agrume si portokalli, qitroja, limoni dhe mandarina, perime jeshile të stinës spinaqi, lakra, preshtë dhe qepët e njoma, si dhe nënproduktet e qumështit djathë, qumësht dhe kos.
3.Trupi në formë dardhe: Trupi në formë dardhe është lehtësisht i identifikueshëm pasi karakterizohet nga ije dhe vithe shumë të gjera krahasuar me bustin dhe gjerësinë e shpatullave. Femrat me trup dardhë e kanë më të vështirë të humbasin peshë, e njëkohësisht kanë edhe fatin e keq të fitojnë peshë lehtësisht. Shtoni në dietën tuaj sa më shumë smoothie me spinaq, mollë jeshile, fara liri, fara çia të cilat detoksifikojnë trupin dhe heqin toksinat. Përpiquni të evitoni sa më shumë kripën dhe sheqerin, si dhe proteinat shtazore. Në tryezën tuaj nuk duhet të mungojnë kurrë drithërat integrale, mish ii bardhë i pulës dhe produktet e detit.
4.Trupi ‘’ora e rërës”: Ky është trupi që do të dëshironte çdo femër pasi karakterizohet nga bel i hollë, kurse legeni dhe busti janë të gjerë. Një trup i tillë fiton peshë në mënyrë të barabartë, por nuk bën lehtë shumë muskuj.Femrat që kanë trup ”orë rëre” paraqesin më shumë rrezik për të pasur nivele të larta të sheqerit në gjak, prandaj rekomandohet të zgjidhni ushqime me një indeks të ulët glicemie dhe hani 5-6 ushqime të vogla në ditë. Hani sa më shumë fruta dhe perime të pasura në antioksidantë si qershi, shegë, domate, luleshtrydhe, panxhar, karota etj.
Comments are closed for this post.