Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar që besimtarët muslimanë të kenë shëndet, mbarësi dhe begati pafund.
“Shumë të dashur besimtarë,
Në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, uroj që në gjirin tuaj familjar të keni shëndet, mbarësi dhe begati pafund!
Festat gjithmonë na bashkojnë dhe na afrojnë me njëri-tjetrin në gëzim për njerëzit që i kemi pranë dhe në mall për ata që nuk janë më me ne.
Kjo festë e sakrificës t’ju gjejë mirë ju dhe të gjithë besimtarëve, në devotshmëri ndaj Zotit dhe të përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë” uron kështu lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
Comments are closed for this post.