Një person është arrestuar në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë, pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Policia vazhdimisht po apelon që të festohet pa armë, madje për këtë ka nisur edhe një fushatë sensibilizuese
Comments are closed for this post.