Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, gjatë ditëve të ardhshme temperaturat do të jenë mbi 35 gradë celsius. Më nxehtë do të jetë të enjten dhe të premten kur temperaturat në disa vende do të tejkalojnë 40 gradë celsius dhe do të aktivizohet niveli i portokalltë, ndërsa në disa vende edhe niveli i kuq nga rreziku nga temperaturat e larta.
Në lidhje me temperaturat e larta që po paralajmërohen, Kryqi i Kuq në bashkëpunim me Bashkinë e Shkupit nga sot do të fillojë me aktivitete. Ekipet mobile të përbëra nga vollunterë të ekipit bashkërisht me shërbimet komunale në Shkup do të patrullojnë në Shkup dhe do të shpërndajnë ujë dhe broshura informative për qytetarët.
Nga Kryqi i Kuq njoftuan se do të angazhohen 16 vollunterë të shpërndarë në katër ekipe me katër automjete. Duke nisur nga sot dhe deri më 25 korrik, ekipet mobile kanë paraparë shpërndarjen e 800 shisheve me ujë ose 400 litra në ditë.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) paralajmëron se me rritjen e temperaturave rriten edhe rreziqet për helmim nga ushqimi dhe paraqesin rrezik potencial për shëndetin. Për t’u parandaluar helmimi i mundshëm, duhet të bëhet zgjedhje e rregullt gjatë blerjes, të sigurohet transport i përshtatshëm dhe kushte për ruajtjen e ushqimit.
AUV rikujton qytetarët të blenë ushqim nga vende të kontrolluara nga ku prodhuesit e posaçërisht ata që shesin mish dhe prodhime nga kafshët të mbajnë ushqimet në vende të ftohta.
“Të mos blihet dhe konsumohen ushqim me paketim të dëmtuar, prodhimet e ngrira të blehen në fund, ndërsa ushqimi që prishet shpejt siç është mishi, qumështi, vezët dhe prodhimet tjera, pas blerjes të mos mbahen gjatë në automjete. Të mos blihet ushqim i ngrirë që prishet shpejt dhe që mbahet jashtë frigoriferit. Në frigorifer ushqimi të mbahet nën 5 gradë, ndërsa pemët dhe perimet duhet të lahen”, rekomandon AUV.
Sipas agjencisë, nëse konsumoni në objekte hotelerike, duhet të keni kujdes që të jenë operatorët që kujdesen për higjienën dhe sigurinë dhe kanë reputacion të mirë. Në objektet për ushqim të shpejtë të mos përdoren keçapi, majonezi që mbahen jashtë frigoriferit.
“Nëse mendoni se ushqimi nuk është i sigurt, mos rrezikoni, hidheni”, potencojnë nga AUV.
Comments are closed for this post.