A.I. nga Dibra mbrëmë është plagosur me armë zjarri dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës së parë në Spitalin e Përgjithshëm, ai është transportuar në Ohër për mjekim. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Veljko Vlahovic, afër Xhamisë. Ndërkohë forcate rendit kanë ndaluar një person si të dyshuar për “vrasje në tentativë”.
“Rreth orës 22:00 në institucionin tonë, me një automjet privat është sjell personi A.I. me një plagë me armë zjarri. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës së parë i plagosuri është transportuar në institucionin më të afërt, përkatësisht në repartin kirurgjikal në Ohër”, tha Baki Alili, drejtor i Spitalit të Dibrës.
Sipas tij, pacienti ishte i vetëdijshëm dhe i kontaktueshëm. Ngjarja u raportua në Departamentin e Punëve të Brendshme, ku ata konfirmuan se një person u ndalua nën dyshimin se ishte autor i veprës penale “vrasje në tentativë”. Po merren masa për zbardhjen e plotë të çështjes.
Comments are closed for this post.