Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, mysafire në programin e mëngjesit të TV Sitell, tha se me fushatën “Mëso me mençuri puno me profesionalizëm”, pas shumë vitesh rinovohet lidhja, kthehet bashkëpunimi dhe besimi midis shkollave të mesme profesionale dhe kompanitë.
“Nga viti i kaluar kishim vetëm 11 paralele të dyfishta, tani hapim 97 paralele të dyfishta. Kompanitë të cilat u përfshinë në këtë proces do të ndërmarrin pjesë nga obligimi për mirëmbajtjen e mësimit praktik. Ajo mund të shihet në vetë thirrjen, ku thuhet saktë në cilën paralele, cila kompani do të mundësojë praktikë për nxënësit. Kështu që ata janë punëdhënës potencial më tej. “Sepse kur jeni në kompaninë jo vetëm që fitoni aftësi për punë, ose për profesionin, e mësoni kulturën dhe dinamikën e punës, njoftoheni me punëdhënësin dhe më lehtë do të pranoheni për punën e mëtejshme në atë kompani “, tha Carovska.
Ministrja theksoi se ndërkohë MASH ka krijuar politikë krejtësisht të re të bursave për nxënësit e shkollave të mesme, sipas të cilës, për vitin e ri shkollor janë parashikuar 2000 bursa me vlerë prej 3,500 denarë në nivelin e muajit për 9 muaj të vitit për të gjithë ata që do të regjistrohen në paralele të dyfishtë, ose në arsimin profesional trevjeçar. Ndërsa, 200 bursa në vlerë prej 2,200 denarë në nivel të muajit për 9 muaj të vitit do të ndahen për nxënësit e regjistruar në vitin e parë në profesionet deficitare si: elektroteknike, makineri, hotelieri-turizëm, ndërtim-gjeodezik, bujqësi-veterinari dhe profesioni tekstilit-lëkurës.
“Ky është motiv i shkëlqyeshëm për nxënësit, përderisa edukohen, njëkohësisht dhe të realizojnë të ardhura shtesë”, tha Carovska.
Comments are closed for this post.