Njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë të mbajnë maska ose distancë fizike për të marrë pjesë në aktivitete brenda dhe jashtë, të mëdha ose të vogla, sipas udhëzimeve të reja të CDC.
Njerëzit e vaksinuar plotësisht në SH.B.A. mund të heqin maskat e tyre dhe të ndalojnë distancimin shoqëror në pothuajse të gjitha mjediset e brendshme dhe të jashtme, tha CDC në udhëzimet e reja të Enjten, duke shënuar një moment të rëndësishëm në pandeminë e koronavirusit që ka kapur vendin për më shumë se një vit.
“Nëse jeni vaksinuar plotësisht, mund të filloni të bëni gjërat që keni patur të ndaluar të bëni për shkak të pandemisë,” tha Drejtori i CDC Rochelle Walensky në një konferencë shtypi për Shtëpinë e Bardhë.
Walensky e përshkroi udhëzimin e ri si një “moment emocionues dhe të fuqishëm”. Ajo përmendi të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave në botën reale dhe aftësinë e tyre për të mbrojtur nga variantet, rrezikun e ulët të transmetimit tek të tjerët dhe aksesin universal të vaksinave për 12 vjeç e lart.
“Të gjithë kemi pritur për këtë moment kur mund t’i kthehemi një farë sensi të normalitetit,” tha ajo. “Ai moment ka ardhur për ata që janë plotësisht të vaksinuar.”
Udhëzimi i ri thotë se kushdo që ka marrë vaksinën – dhe pas kalimit të dy javëve nga vaksina e tij e fundit – mund të marrë pjesë në aktivitete të mëdha ose të vogla brenda dhe jashtë pa mbajtur maskë ose duke u distancuar fizikisht.
Comments are closed for this post.