Presidenti Joe Biden po rritet në sondazhe, pasi amerikanët mbështesin në shumicë menaxhimin e tij të pandemisë së koronavirusit, sipas një sondazhi të AP-NORC.
Ndërsa po mbush pothuajse katër muaj në Shtëpinë e Bardhë, Biden po sheh një vlerësim të përgjithshëm të lakmueshëm prej 63%.
Edhe më shumë amerikanë e miratojnë trajtimin e tij të pandemisë, me 71% që i japin vlerësime të larta duke përfshirë një 47% të republikanëve.
Rreth 54% e të anketuarve thonë se vendi është në rrugën e duhur.
Pothuaj 57% e të intervistuarve aprovojnë trajtimin e ekonomisë nga Biden.
Ndërkohë, agjenda legjislative e Biden për pjesën e mbetur të këtij viti përballet me pengesa të mëdha në Capitol Hill.
Pa kompromis nga të dy palët, iniciativat e reformave duke përfshirë politikën e imigracionit, ligjet për armët dhe të drejtën e votës do të kenë pak shanse për t’u bërë realitet.
Comments are closed for this post.