India ka thyer sërish rekordin dhe ka shënuar shifrën më të lartë ditore të viktimave nga koronavirusi që kur pandemia ka filluar. E kjo ndodh një ditë pasi u bë vendi i parë në botë që regjistroi më shumë se 400 mijë raste të reja.
Ministria indiane e shëndetësisë tha se 3689 persona kishin humbur jetën 24 orët e shkuara. Kryeministri Narendra Modi u takua me ministrin e shëndetësisë mëngjesin e të dielës për të shqyrtuar krizën. Spitalet po stërmundohen për të trajtuar pacientët në mesin e mungesave kronike të shtretërve dhe oksigjenit.
Imazhe trazuese të familjeve që luten për një vend në spital dhe furnizime jetë shpëtuese, janë përhapur prej më shumë se 10 ditësh, ndërsa morgjet dhe krematoriumet mbeten të mbi ngarkuara. Të shtunën, 12 persona humbën jetën në një spital në Dehli pasi ai përfundoi furnizimet me oksigjen, për të dytën herë në një javë.
Mediat vendase raportuan 16 viktima në shtetin jugor Andra Pradesh për shkak të mungesës së oksigjentit. Gjykata e lartë në Delhi ka deklaruar se do të fillojë të ndëshkojë zyrtarët nëse furnizimet që mund të shpëtojnë jetë njerëzish nuk do të arrijnë në spitale. Të gjithë të rriturit në indi janë tani të kualifikuar për tu vaksinuar, por lancimi i fushatës së imunizimit në të gjithë vendin të shtunën, ishte i luhatur pasi disa shtete thanë se nuk kishin doza të mjaftueshme për të filluar vaksinimin e personave nga 18-44 vjec.
Pavarësisht se është një nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinës, vendi po përballet me mungesa të brendshme dhe ka pezulluar përkohësisht të gjitha eksportet e astrazeneca-s për të plotësuar kërkesën e brendshme.
Comments are closed for this post.