Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski sot duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth shkarkimit të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut tha se nuk dëshiron të përfshihet në pjesën partiake të LSDM-së, por po ashtu shprehu shqetësimin e tij për raportit të Qeverisë përballë drejtorit të institucioni, i cili, sipas Milloshoskit, ka kryer punën siç duhet.
“Si institucion dhe njeri, vërejtja e Qeverisë ndaj drejtorit Paunovskit është sfidimi i kryeministrit dhe zëvendësit të tij. E shohim se kjo Qeveri, për fat të keq, kur ka njerëz që dëshmojnë integritet ajo i shkarkon, ndërsa kurs shohim njerëz ku ka indikacione për krim nuk i shkarkon, përkundrazi ajo i avancon dose mbron”, tha Milloshoski.
Sipas tij, me këtë rast dëshmohet se institucionet janë të dirigjuara nga Qeveria.
“Çdo mendim i pavarur mund të jetë rrezik për drejtorin vetëm se ka guxuar të punojë sipas ligjit, dhe kjo nuk është mirë për shtetin tonë”, tha Milloshoski.
Comments are closed for this post.