Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, që e koordinon aksionin e ndihmës së BE për vaksinat në Ballkan, tha se ky është hapi i parë. Dozat nuk do të shpërndahen sipas popullsisë, por sipas nevojës në Ballkan.
Bashkimi Europian do të ndihmojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë vende anëtare të BE me 651.000 doza për luftimin e pandemisë së Coronës, njofton agjencia e lajmeve dpa. Ky është hapi i parë, u shpreh ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg që do të pasohet nga hapa të tjerë. Austria e ngarkuar nga BE koordinon aksionin e ndihmës për vaksinat nga maji deri në gusht.
“Si Bashkim Europian ne sinjalizojmë shumë qartë, që nuk merremi vetëm me veten, se shohim përtej kufijve tanë, dhe është e qartë, që ne vetë jemi të sigurtë, nëse edhe fqinjët tanë më të afërt janë të sigurtë.” 651.000 dozat e ndihmës nga BioNTech/Pfizer janë paraparë që në fillim si një lloj i tillë ndihme fqinjësie. Ky aksion solidariteti i BE nuk ka ndikim në shpejtësinë e vaksinimit në BE.
Serbia është vendi i vetëm që ka shumë më pak nevojë për ndihmë. Ky vend po ofron në mënyrë masive vaksinën kineze dhe atë ruse dhe ka vaksinuar ndërkohë 26% të popullsisë. Në kuadër të këtij programi, krahasuar me numrin e popullsisë, ky vend merr vetëm një sasi të vogël vaksinash, rreth 36.000 doza nga BE./DW
Comments are closed for this post.