Jasmina dhe Ola kanë qenë mikesha të ngushta prej vitesh deri kur u zunë përpara dy vitesh. Megjithatë fati i kryqëzoi sërish në emisionin Përputhen. Ato u shprehën se nuk janë më shoqe tani.
Megjithatë disa video që qarkulluan sëfundmi në rrjet tregonin se dy vajzat dilnin nga i njëjti pallat, që rriti dyshimet.
Kështu ata ishin në një përballje 4-minutëshe për të sqaruar hatërmbetjet.
Ola: Unë di të them që nuk kam pse jap llogari t’i them njerëzve se ku jetoj apo çfarë bëj
Jasmina: Pakënaqësi në shoqëri, prandaj jemi zënë
Ola: Ndoshta ka ndikuar dhe pak që je toksike ti. Ashtu je.
Jasmina: Prandaj më pranove gjithë ato vite në shoqëri ti?
Ola: S’besoj se të ka ngelur qefi te unë për diçka
Jasmina: Shoqëria jonë është ndërprerë nga udhëtimi në Maltë, ke qenë shumë arrogante e me të bërtitura. Ti më bëre gropën pastaj avash avash.
Ola: Unë asgjë s’të kam bërë me të keq, që të të mërzis apo për të të lënduar, kam dashur të të ngacmoj prandaj.
Comments are closed for this post.