Kryeministri Zaev ka deklaruar se vonesa e arritjes së vaksinave në vend ka shërbyer për “të mirë”, sepse ndërkohë është verifikuar efekti i tyre në shëndetin e njerëzve, gjegjësisht mbi efektet e mundshme anësore që vaksina mund të ketë.
Një deklaratë të tillë kryeministri Zaev e tha derisa përgjigjej mbi çështjen e furnizimit me vaksinat AstraZeneca të cilat duhet të arrijnë këtë të diel përmes mekanizmit Covax.
“Ka një përparësi që jemi, ja të them, vend me vonesë në furnizimin e vaksinave. Vendet e tjera anëtare të BE-së filluan përpara neve dhe ne patëm mundësinë të shohim përparësitë dhe dobësitë, dhe nga kjo mundemi të vijmë në konstatimin se vaksinat janë të shëndetshme, se duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha”, pohoi Zoran Zaev.
Ndryshe, RMV vaksinimin e ka filluar me “Pfizer” të cilat i mori si donacion nga Serbia, ndërsa me to janë vaksinuar vetëm personeli mjekësor.
Comments are closed for this post.