Fillimi i takoi kombëtares së Rumanisë, e cila solli presion dhe rrezikoi portën e Dimitrievskit. Rastin më të mirë e kishte Maqedonia në minutën e 3-të, kur Ristovski krosoi në zonë , ndërsa reagon me kohë portieri vendas. Në mintën e 8-të aksion perfekt i Maqedonisë , ndërsa Alioski nxjerr Nestorovskin vet me portierin rumun, por sulmuesi i Maqedonisë, në dy rastet nuk reagon mirë dhe humbet rasti ideal për të hapur rezultatin.
Pasoi një pjesë e dominimit të skuadrës vendase, dhe Rumania dy herë goditi në portën e Maqedonisë, të cilat përfunduam në duart e portierit Dimitrievski. Në minutën e 21-të, Pandevi doli sy me sy me portierin vendas, por lobimi i tij shkoi mbi portën e Rumanisë. Në minutën e 27-të, Rumania hap rezultatin, pas një gabimi trashanik së vijës së fundit të mbrojtjes, ndërsa Tanase dërgoi topin në këndin tjetër për 1-0.
Comments are closed for this post.