Debatet e djeshme mes treshes Atdhe-Elvis-Antonela ishin të tensionuara duke shkuar deri në fyerje mes konkurrentëve.
Antonela akuzoi Locon për një postim të këtij të fundit në story në Instagram se i referohej asaj.
Madje akuzoi edhe Atdheun se kishte goditur me karrige Shqipen, debat që më pas degjeneroi në fjalë si “shpifsirë, ndyrësirë etj”.
Gjithashtu opinionisti Arjan Konomi kërkoi përjashtimin e Loco-s nga emisioni.
Kjo bëri që Atdheu të çohej nga karrigia e tij dhe të largohej nga studio. Për këtë largim të menjëhershëm, emisioni vendosi të pezullojë Atdheun për një kohë nga emisioni, deri në një lajmërim të dytë.
Comments are closed for this post.