Dy prej tre kandidatëve për kryetar të ri të Gjykatës Supreme ende nuk kanë bërë test psikologjik dhe të integritetit, për këtë ende nuk kanë filluar intervistat me kandidatët, njofton Portalb.mk.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, konfirmoi se dy prej tre kandidatëve për kryetar të Gjykatës Supreme ende nuk kanë bërë test psikologjik dhe të integritetit, ndërkaq ai tha se pret që deri në fund të muajit të zgjedhet kryetari i ri i gjykatës më të lartë në vend.
“I kemi shqyrtuar aplikimet, e pamë që dy prej kandidatëve nuk kishin të kryer test psikologjik dhe test të integritetit. Ata duhet që të paraqiten te Instituti për Hulumtime Sociologjike për t’i bërë testet. Pas kësaj do të ketë intervista dhe më pas do të zgjedhet. Planifikojmë që deri në fund të muajit janar të zgjedhet kryetar i ri i Supremes”, tha për Portalb.mk Zdravev.
Në garë për kryetar të Supremes janë, gjykatësit suprem Besa Ademi, Lidija Nedellkova dhe Xhemali Saiti.
Prej të tre kandidatëve, më pak e njohur në opinion është Besa Ademi. Nga Apeli në Supreme erdhi para 16 viteve. Edhe paraprakisht ka konkurruar për këtë pozitë, por e humbi mundësinë në vitin 2017-të nga kundërkandidati i atëhershëm Jovo Vangellovski. Por, rrugët e tyre u kryqëzuan pas tre viteve, në mars të vitit 2020, kur Besa Ademi udhëhiqte me Këshillin në Supreme, i cili e konfirmoi shkarkimin e Vangellovskit.
Nga ana tjetër, Saiti është tanimë 4 vjet në Gjykatën Supreme. Paralelisht është edhe kryetar i Shoqatës së Gjykatës dhe më i njohuri mes tre gjykatësve.
Lidija Nedellkova paraprakisht e ka udhëhequr Gjykatën Supreme, a ishte edhe kryetare e Gjykatës Penale. Në garën për shef të Supremes në vitin 2017-të ishte edhe Nedellkova. Ajo ishte një prej tre gjykatësve në Këshill i cili para 12 viteve i caktoi paraburgim Zoran Zaevit për rastin “Global”. Në bisedat e përgjuara në kohën e Gruevskit, Nedellkova u përgojua, pas së cilës gjyqësori e mori epitetin “Svarovski”.

Comments are closed for this post.