Kryetari i OBRM-PDUKM-së, opozitës më të madhe në vend, Hristijan Mickoski ka thënë se nukd do të pranojnë një regjistrim që ai e quan me presion dhe politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do t’i shihni atë që do të jenë të angazhuar për regjistrim. Do të jenë të angazhuar nga LSDM dhe BDI. Pse? Pasi këto dy parti do të analizojnë terrenin për zgjedhjet lokale dhe ku duhet dhe sa duhet të jepen para për të blerë votat” thotë Mickoski.

Ai gjithashtu kërkon që të pritet për regjistrimn dhe të njejtin Maqedonia ta bëjë sipas sugjerimeve të OKB-së. Shembull për këtë Mickoski e merr Serbinë, Bullgarinë nga rajoni dhe Gjermaninë dhe Irlandën.