Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë reagimet e opinionit për fotografinë e postuar në rrjetet sociale ky funksionarë të lartë të kësaj partie mund të shihen pa maska mbrojtëse janë të arsyeshme dhe vlerësojmë se kemi gabuar për një çast me publikimin e kësaj fotografie e cila përcjellë porosi të gabuar sa i përket nevojës për mbajtje të maskave mbrojtëse.
“Përveç kujdesit për shëndetin personal dhe familjarëve tanë por edhe të shëndetit publik, ne si përfaqësues të zgjedhur nga populli duhet të jemi shembull dhe të veprojmë njëjtë sikur të gjithë të tjerët në punët që bëjmë. Na vjen vërtet keq që në këtë instancë nuk ishim të lartësinë e përkushtimit tonë”, thonë nga BDI.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu thonë se do të mbajnë përgjegjësi të plotë për këtë dhe që janë të gatshëm të përballen me konsekuencat dhe të respektojnë vendimet e organeve përgjegjëse.
Njëherësh nga BDI i bëjnë ftesë institucioneve përgjegjëse që të shqiptojnë masa të cilat do të respektohen njëjtë sikur edhe nga çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Comments are closed for this post.