Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Në takim, Osmani, vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet të të dyja shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet njerëzore ndërfqinjësore.

Sipas saj, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktor të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik.

Të dyja bashkëbisedueset u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë, transmeton Klan Kosova.