Disa segmente kyçe për procesin e vaksinimit, ruajtja dhe distribuimi i vaksinave kundër Kovid-19, mënyra e aplikimit të saj, procesi i vaksinimit dhe si kjo do të caktohet përmes sistemit “Termini Im”, iu prezantuan dje drejtorëve të shtëpive të shëndetit nga i mbarë vendi në takimin me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe.
Drejtorëve të qendrave shëndetësore u është thënë që fillimi i vaksinimit nuk do të ul menjëher rrezikun nga Covid-19, as nuk pritet ulje e menjëhershme e presionit mbi qendrat shëndetësore. Grupet me rrezik të lartë nga Covid 19 do të kenë prioritet, vaksinimi do të rekomandohet, por nuk do të jetë i detyrueshëm. Imunizimi për Covid-19 do të jetë falas për të gjithë qytetarët, informoi Ministria e Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se pikat ekzistuese të vaksinimit në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, spitalet dhe objektet e tjera shëndetësore do të shfrytëzohen për vaksinimin e qytetarëve dhe secila qendër shëndetësore do të duhet të paraqesë një raport pas vlerësimit të kapaciteteve të personelit që ka në dispozicion, si vlerësimin e objekteve teknike dhe funksionaliteti e tyre. Ai gjithashtu theksoi se çdo qendër shëndetësore do të duhet të caktojë një person përgjegjës për koordinimin dhe organizimin e vaksinimit kundër Covid-19.
“Shtëpitë e shëndetit do të kenë anketa ku do të duhet të tregojnë me detaje numrin e stafit për vaksinim, trajnimin e tyre, numrin e pikave të vaksinimit, në sa ndërrime punojnë gjatë ditëve të javës dhe fundjavave, gjithashtu do të duhet të tregojnë se sa prej personave në staf kanë marrë pjesë në trajnimet për të siguruar të ashtuquajturin “zinxhiri i ftohtë”, tha profesoresha Aleksandra Grozdanova, Kryetare e Komitetit të Imunizimit.
Secila qendër shëndetësore, siç theksohet, do të përgatisë raport mbi pranim-dorëzimin e vaksinave, dhe përmes sistemit “Termini im” do të monitorohet procesi i vaksinimit.
“Do të instalohet modul i veçantë i vaksinës Covid-19, identik me atë që tani përdoret për vaksinat e tjera. Për kolegët tanë në pikat e vaksinimit, do të jetë sikurse procedura standarde për dhënien e një vaksine, megjithatë, për shkak se është një vaksinë e re, do të organizohet një trajnim”, theksoi prof. Dr. Grozdanova.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 659 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 1715 teste të kryera, 23 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri ndërsa 774 pacientë janë shëruan.
Numri i përgjithshëm i personave pozitivë ose që dyshohen për Covid-19 e që trajtohen në repartet infektive në vend është shkon në 1.296, prej të cilëve 443 janë në Shkup. Në kovid-qendra ka 150 shtretër të lirë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 që nga fillimi i panedmisë është 67 968, numri i pacientëve të rikuperuar është 43.646, numri i viktimave është 1924. Për momentin ka 22.398 raste aktive.
Comments are closed for this post.