Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë për luftën ndaj HIV/SIDA. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, prej viteve 90-ta, në botë është shënuar rritje e infektimeve me HIV dhe kjo sëmundje mbetet problem i madh global,
Në Maqedoninë e Veriut, gjatë vitit 2020, deri 30 nëntor janë regjistruar 29 infektime të reja me HIV, të grupmoshave të ndryshme edhe atë prej 20 deri 69.
Të gjithë të infektuarit e rinj janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 25 prej tyre janë infektuar pas marrëdhënieve seksuale që kanë pasur me meshkuj, ndërsa katër persona janë deklaruar si heteroseksual.
Në vitin 2020 gjithsej kanë ndërruar jetë gjashtë persona, prej të cilëve katër kanë qenë vonë të diagonstikuar, ndërsa dy kanë refuzuar të kurohen.
Deri në këtë moment në Klinikën Infektive gjithsej 306 pacientë janë kyçur në sistemin shëndetësor për mbrojtje nga HIV, ndërsa 99% prej tyre marrin terapi antiretroviruse.
Comments are closed for this post.