Vendet e vetme që nuk mund të blini asnjëherë edhe po ti kërkoni Coca-Cola janë Koreja e Veriut dhe Kuba, transmeton albinfo.ch.

Sipas “BBC”, arsyeja është se këto shtete janë nën embargo tregtare afatgjata të SHBA. Ndërsa në Kinë, gjen Cola në shishe dhe që mban etiketa kineze. Megjithatë nuk është e vështirë të gjesh në kryeqytetin relativisht të pasur të Koresë së Veriut, Pyongyang.

Është shitur në dyqane ushqimore të pasura që i shërbejnë elitës së kryeqytetit dhe një numri në rritje të banorëve të klasës së mesme.

Shishja e saj 1.25 litërshe ka të njëjtën formë Cola, etiketën e kuqe dhe të bardhë, kapakun e kuq dallues. Por në vend të karaktereve të zakonshëm fonetikë kinezë për Coca-Cola, ajo ka “Pije e gazuar e ëmbël me aromë kakao” të shkruar në etiketën e saj me shkronja të verdha koreane