A do të ketë sukses shumica qeverisëse në votimin për punë në distancë për deputetët që vuajnë nga Covid-19 ose në vetëizolim, apo vendosja në rendin e ditës e projektplotësimit të Rregullores së Kuvendit do të jetë vetëm një tjetër përpjekje që ta shtyjë opozitën ta mendojë këtë opsion dhe të mbështesë një alternativë të tillë? Propozimi për plotësimin e Rregullores së Punës së Kuvendit, me procedurë të shkurtuar, u vendos në rendin e ditës të seancës që njeriu i parë i legjislativit Talat Xhaferi e planifikoi të enjten, 26 nëntor.
Një gjë e tillë tani për tani mbetet pikëpyetje, pasi duhen 61 vota, ndërsa një pjese e deputetëve janë në izolim ose të infektuar me Covid-19. E opozita vazhdon ta kundërshton këtë propozim. Koordinatorët e grupeve parlamentare të partive opozitare nuk morën pjesë në takimin e rregullt me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.
“Kuvendi ka mbi 115 deputetë që punojnë dhe që janë të pranishëm në sallën plenare. Kërkesa e vetme për seancat online është numri i vogël i deputetëve që ka shumica parlamentare”, theksoi Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM.
Ndërsa koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski shpreson se të gjithë deputetët do të mbështesin propozimin në mënyrë që të mos bllokohet për shkak të deputetëve të sëmurë.
“Pozicioni ynë është i qartë për publikun. Vetëm deputetët në izolim dhe ata të infektuar me Covid 19 të kenë mundësi të punojnë në distancë dhe ky pozicion përkon me propozimin e Kryetarit të Kuvendit Xhaferi”, potencoi Jovan Mitrevski nga LSDM.
Comments are closed for this post.