Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend nga 27 prilli i vitit 2017.

Në seancën paraprake të mbajtur më 16 nëntor, për ndërhyrjen dhe dhunën në Kuvend dëshmuan ish-deputetë dhe deputetë aktualë.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqës gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si edhe ish-drejtori i DSK, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.