Numrat ditore të të infektuarve me virusin COVID-19 mbeten të larta. I madh është numri i të infektuarve që kanë gjendje të përkeqësuar shëndetësore. Autoritetet thonë se momentalisht nuk ka nevojë për masa kufizuese edhe pse nuk e përjashtojnë si mundësi. Ata shpresojnë se masat që tashmë janë në fuqi do të japin rezultate dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që këto masa të respektohen.
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të hënën në mbledhje do të vendosë nëse do të ketë masa të reja kufizuese në mënyrë që t’i jepet kohë masave që tashmë janë në fuqi nëse japin rezultat.
“Komisioni e ndjek gjendjen epidemiologjike dhe nëse është e nevojshme, pas fundjavës do të rekomandojë masa shtesë kufizues, siç është mbyllja e operatorëve ekonomik dhe kufizim të lëvizjes gjatë natës, në orët e pasdites apo gjatë fundjavës”, thanë dje nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministri Filipçe tha se momentalisht të përqendruar janë te kapacitet spitalore dhe se po mendohet se si të sigurojnë shtretër të mjaftueshëm për t’u shëruar pacientët. Ai tha se për motivim dhe shpërblim të kuadrit shëndetësor janë siguruar 60 milionë denarë.
Comments are closed for this post.