Shteti austriak ka shpallur tri ditë zi duke filluar nga sot, pas sulmeve terroriste në gjashtë lokacione të Vjenës.

Ndërsa një minutë heshtje do të bëhet në mesditë, për të kujtuar viktimat dhe flamujt në ndërtesat zyrtare do të ulën në gjysmë shtizë, raporton The Guardian.

Ndërkohë, Qeveria austriake tani ka konfirmuar raportet se pesë persona kanë vdekur, përfshirë një sulmues i cili u qëllua për vdekje nga policia.

Agjencia Austriake e Shtypit (APA) thotë se shtatë të tjerët janë në një gjendje të rrezikshme për jetën.