Arkëtimi i kuponëve të turizmit bëhet ngadalë, reagojnë hotelierët dhe qiradhënësit privat të banesave në Ohër dhe Strugë. Para fillimit të sezonit turistik këtë verë, shteti shpërndau më shumë se 120.000 kuponë për personat me të ardhura të ulëta, për të ndihmuar turizmin. Rreth 40.000 janë përdorur deri më tani. Shoqata Hotelierike thotë se të gjithë anëtarët e saj kanë parashtruar kërkesa, për kuponët e përdorur.
E vërtetë është që shkon ngadalë. Nuk e di arsyen. Nuk mund të kuptoj. Por, mendoj se nëse fondet ishin siguruar, duhet të bëhej me procedurë të përshpejtuar dhe të kompletohej. Te ne deri më tani janë paguar më pak se 50%”-tha Kërste Blazheski, kryetar i HOTAM.
Këto para janë shumë të rëndësishme për mbijetesën e sektorit hotelierik gjatë dimrit.
Nuk është një shumë e madhe, por është e rëndësishme për ne, që 3-4 muajt e ardhshëm t’i përballojmë sa i përket stafit, dhe detyrimeve bazë që i kemi, siç janë energjia elektrike, uji. Shtatori dhe Tetori nuk janë paguar ende”-pohoi Musa Rashid, pronar i një hoteli.
Nga Ministria e Ekonomisë për Alsat thanë se të gjitha faturat që ishin kompletuar deri në muajin shtator janë paguar.
Ministria e Ekonomisë:
“Faturat që nuk janë të pakompletuara, dokumentet që mungojnë ose fatura nuk korrespondon me kuponët e përdorur, janë dërguar njoftime për kompletim, ose korrigjimin e faturës dhe ato do të dorëzohen për pagesë në momentin kur ato të kompletohen.”
Nga Ministria e Ekonomisë thonë se deri një ditë më parë kanë marrë vendime për pagimin e 70% të faturave të realizuara për turizmin e brendshëm.
Comments are closed for this post.