Studeniçani, Saraji, Haraçina dhe Shuto Orizarja janë komunat e Shkupit me më pak raste të të infektuarëve me Kovid-19, në krahasim me komunat e tjera si Aerodromi, Qendra, Karposhi, Kisela Voda, ku janë regjistruar shifra rekorde.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në këto komuna ka shifra njëshifrore prej 5 deri në 16 pacientë të prekur nga ky virus si raste aktive. Në Shkup deri tani janë infektuar 10.169 veta, ndërsa 2751 janë raste aktive, përcjell INA.
Komuna Aerodromit është rekorde me 552 raste aktive, Qendra me 454, Karposhi me 446, Kisela Voda me 310, Gazi Baba me 307, Gjorçe Petrov me 2202, Çairi me 123, Buteli me 113.
Ndërsa me më pak raste janë Studeniçani me 5, Haraçina me 9, Saraji 16, Shuto Orizarja me 16, Ilindeni 44, Sopishte 22, Çuçer Sandevë 10, Petrovci 19, etj.
Comments are closed for this post.